Stadiumi i Andorrës përfshihet nga flakët 24 orë para ndeshjes me Anglinë

Stadiumi i Andorrës përfshihet nga flakët 24 orë para ndeshjes me Anglinë

Një zjarr shpërtheu në stadiumin kombëtar të Andorrës një ditë para se vendi të priste Anglinë në kualifikimet e Kupës së Botës në Grupin I.

Video tregonte një kanal televiziv në anën e fushës mes dy stolave të skuadrës të përfshira në flakë dhe duke lëshuar tym të zi.

Nuk pati raportime për të lënduar, por zjarri ngre shqetësimin se ndeshja mund të ndikohet pasi flakët ishin pikërisht pranë fushës artificiale të stadiumit.

Një ekuipazh zjarrfikës kishte mbërritur në stadium për të shuar flakët, por që kishte pësuar dëmtime serioze, të cilat mund të ndikonin në mbulimin televiziv të ndeshjes.

Lojtarët e Anglisë ishin stërvitur në stadium tre orë para shpërthimit të zjarrit, shkruan Reuters.

Ende nuk është e qartë se çfarë e kishte shkaktuar zjarrin./Gazeta Enigma/.

Related Articles