Klubi Futbollistik “Trepça ’89” nga Mitrovica ka marrë vendim që stadiumi ndihmës me bari sintetik të emërohet Erion Kajtazi, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë vendim klubi nga Mitrovica e mori pasi që ish-futbollisti i tyre u nda nga jeta ditë më parë.
Përmes faqes zyrtare të klubit, presidenti Abedin Zeka ka njoftuar që stadiumi në të cilën ekipi i ‘minatorëve’ zhvillon seancat stërvitore të emërohet me emrin e Erionit.
Me poshtë ndiqeni edhe komunikatën e plotë të klubit: