Tollovi te salla “1 Tetori”, Arben Vitia relaksohet në kafene

Tollovi te salla “1 Tetori”, Arben Vitia relaksohet në kafene

Anëtarja e Aleancës Kosova e re, Fjolla Ramadani, në profilin e saj ka publikuar një fotografi të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, teksa relakoshej me një espresso në një prej kafiterive në qendër të Prishtinës derisa në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë ishte një tollovi e madhe e shkaktuar nga qytetaët që kishin shkuar për t’u vaksinuar.

“Qe qitu ne Soma nje teke per qejfi!”, ka shkruar Ramdani duke ia bashkëngjitur postimit të saj edhe fotografinë e ministrit Vitia dhe një tjetër të tollovisë tek “1 tetori”, shkruan Gazeta Enigma.

Ramadani ka treguar se fotografinë e ka realizuar vetë rreth orës 11:00.

Lidhur me situatën e krijuar sot, MSH-ja që drejton Arben Vitia ka lëshuar vetëm një komunikatë për media, në të cilën ka treguar për orarin e vaksinimit, derisa për tollovinë tek “1 Tetori”, kanë thënë se është shkaktuar nga qytetarët e qyteteve të tejra që kanë ardhur të vaksinohen në Prishtinë.

Qe qitu ne Soma nje teke per qejfi! ???? Arben VitiaPosted by Fjolla Ramadani on Friday, May 14, 2021

Related Articles