Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të veprojë ndaj Serbisë e jo vetëm të mbajë shënim pasi kjo e fundit shkeli marrëveshjen e Ohrit.
Në një reagim ndaj Stanos i cili tha se “BE po mban shënim për votën kundër të Serbisë”, Ahmeti tha se për më tepër Daçiqi dëshiron edhe ndarjen e Bosnjes.
“Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që votuan në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore”, ka shkruar në Twitter Ahmeti.
“Për më tepër, shefi i diplomacisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e BeH. Kjo nuk është një gjë që BE-ja ta dijë, por ta dënojë ashpër”, vijon tutje postimin zëvendësministri i Jashtëm.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Megjithatë, Stano nuk deshi t’i përgjigjet pyetjes nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.
By voting against & threatening those who were in favor of yesterday's vote for ???????? membership at @coe, Serbia violated the Basic Agreement.
Furthermore, FM Ivica Dacic declared that Serbia wants partition of BiH. This is not smth for the EU to be aware of, but to harshly condemn.— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) April 25, 2023