Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit duhet të ruhet, duke e cilësuar këtë si një mundësi për të siguruar stabilitet të domosdoshëm në Lindjen e Mesme.
“Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit duhet të qëndrojë. Kjo është një mundësi për të garantuar stabilitetin aq shumë të nevojshëm në Lindjen e Mesme,” u shpreh Starmer.
Ai theksoi se Irani nuk duhet të lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe i bëri thirrje Teheranit të rikthehet në tryezën e negociatave për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.
“Kjo është edhe mesazhi që do diskutoj sot me liderët e tjerë në NATO,” përfundoi ai.