Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot pas pauzës dyjavore shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.
Tashmë kanë startuar edhe tri ndeshjet e ditës së sotme, raporton Gazeta Enigma.
Në Gjilan janë duke u përballur mes vete Drita dhe Drenica.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë skuadra e Llapit po luan kundër Malishevës.
Ndeshja e tretë e ditës së sotme po luhet në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Ferizajt.
Të tri ndeshjet kanë startuar në ora 13:00.
/Gazeta Enigma/