Nga janari deri në shtator të këtij viti në vend kemi ulje të rasteve të vrasjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit janë 14 raste të vrasjeve, ndërsa vitin e kaluar ishin 25, pra ulja në fjalë shënohet me -44 për qind.
Departamenti i Rendit Publik në kuadër të Policisë së Kosovës ka bërë prezantimin e “Raporti nëntëmujor janar-shtator 2024” , janë pasqyruar të dhëna statistikore krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Përkundër uljes së numrit të vrasjeve, është rritur numri i rasteve të dhunës në familje, nga 1,897 të vitit të kaluar, këtë herë janë 1,981 raste, me 4.4 për qind rritje.
Raporti në fjalë përmban edhe statistika sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, në përgjithësi thuhet se është shënuar një rënie e aksidenteve nga 17,424 në 17,005 për qind, pra rënie me -2.4%.
Rënie ka edhe në aksidentet me fatalitet nga 76 është kaluar në 75, apo rënie me -14.5%. Ndërkaq, aksidentet me lëndime kanë rënie nga 6,459 në 6,145, apo rënie për -4.86%.
Raporti i plotë nëntëmujor, periudha janar-shkurt 2024:
• Numri i përgjithshëm i rasteve gjatë këtij nëntëmujori (janar-shtator 2024), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar ulje nga 36263 raste, në 35818 raste, ose shprehur në përqindje ka ulje për -1.23%.
• Po ashtu eshë numri i veprave penale ka shënuar ulje nga: 20417 në 20311, në përqindje ulje për -0,52%.
• Disa statistika rreth veprave penale që trajtohen nga ky departament:
– Vrasjet nga 25 raste në 14 raste, rënie -44%,
– Lëndim i rëndë trupor, nga 167, në 163, rënie për -2.4%,
– Lëndim i lehtë trupor, nga 2011, në 1996, rënie për -0.75%,
– Vjedhjet kanë shënuar rënie nga 3134, në 2825, rënie për -9.9%,
– Vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie nga 2082, në 1592, rënie për -23.5%,
– Grabitjet kanë shënuar rënie nga 65, në 57, rënie për -12.3%,
– Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%.
• Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %.
• Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263.
Statistikat sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, statistikat janë si më poshtë:
• Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie nga 17424, në 17005, rënie për -2.4%,
• Numri i aksidenteve me dëme materiale, ka shënuar rënie nga 10889, në 10795, rënie për -0.86%,
• Numri i aksidenteve me lëndime, ka shënuar rënie nga 6459, në 6145, rënie për -4.86%,
• Numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie nga 76, në 65, rënie për -14.5%,
• Numri i gjobave në trafik ka shënuar rritje nga 480310, në 583014, rritje për 21.4%.
Gjatë kësaj periudhe kohore:
• Numri i armëve të konfiskuar është rritur nga 939, në 1186, ose 26.3 %,
• Numri të personave të arrestuar është rritur për 5.3 %,
• Numri të personave të ndaluar në Qendrat e ndalimit është rritur për 15.3 %.