Statovci: Gjilani nuk është favorit për titull, Prishtina do jetë më e rrezikshme se gjilanasit

Statovci: Gjilani nuk është favorit për titull, Prishtina do jetë më e rrezikshme se gjilanasit

Ka përfunduar edhe xhiroja e dytë në Superligën e Kosovën në futboll.

Sport Club “Gjilani” ka arritur të marrë edhe fitoren e dytë këtë sezon duke e mposhtur ekipin e Malishevës me rezultatin e ngushtë, 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi i rrezikshëm, Theophilus Solomon, raporton Gazeta Enigma.

Për këtë xhiro është diskutuar edhe në emisionin “Kampionët” në Kanal 10.

Analisti i futbollit, Faruk Statovci, e ka komentuar lojën e Gjilanit duke thënë se “kuqebardhët” po vazhdojnë me avazin e vjetër dhe se Gjilani nuk është favorit për titullin kampion.

“Unë nuk e shoh favorit Gjilanin, e pash ndeshjen ndaj Malishevës, avazi i vjetër është i Gjilanit, ekip pa vizion të lojës. E kam pare edhe ndeshjen e pare ndaj Ferizajt, edhe në atë ndeshje e zgjidhi çështjen sulmuesi. Prishtina do jetë më e rrezikshme se Gjilani dhe Llapi këtë vit”, tha Statovci.

Xhiroja e tretë në elitën e futbollit do të zhvillohet në mesjavë, kurse skuadra gjilanase do të udhëtojë në Skenderaj për t’u përballur me Drenicës.

/GAZETA ENIGMA/        

Related Articles