Stephen Curry ka hyrë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Ai ka marrë epitetin e mbretit të trepikëshave.
Curry qëlloi trepikëshin e 2974 të martën në ndeshjen e Golden State Warriors ndaj New York Knicks, duke thyer rekordin e vendosur nga Ray Allen.
Curry qëlloi trepikëshin historik në çerekun e parë. Warriors menjëherë shkaktuan ndërhyrje për të thirrur pushim të shkurtër për të nisur festën.
Babai i tij, Dell Curry, ishte në palestër. Bashkë me të e bashkëlojtarët, Curry nisi festën teksa mori edhe urimet nga afër nga legjenda Allen.
Curry shpesh është konsideruar gjuajtësi më i mirë në ligë. Numrat e përkrahin këtë qëndrim. Tashmë ka vënë emrin e tij në dy nga top tre sezonet për trepikësha – përfshirë edhe sezonin e vetëm me 400 trepikësha. Ai theu rekordin që Allen e mori nga Reggie Miller më 2011.
Curry ka fituar tre kampionate deri tash.
33-vjeçari ka luajtur ndeshjen e 789 në karrierë. Në këtë pikë të karrierës, Alleni pati 1918 trepikësha./Gazeta “Enigma“/