Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga disa fshatra të Gjilanit shprehën shqetësim se ushtarë serbë po kryenin stërvitje në afërsi të kufirit me Kosovën.
KFOR-i, në një komunikatë për media, tha se aktiviteti i Forcave të Armatosura Serbe ishte një stërvitje e planifikuar, që përfshinte parashutistë të vendosur nga një helikopter në fshatin Muhovc.
Sipas tyre, ky aktivitet u zhvillua brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon.
“Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”, theksohet në komunikatën e KFOR-it.
