Ndeshja mes SC Gjilani dhe FC Ballkanit në kuadër të javës se 27-të në Superligën e Kosovës në futboll është ndërprerë në sekondat e fundit pasi që dy shikues e sulmuan portierin e Ballkanit Stivi Frashërin.
Rezultati i ndeshjes ishte i barabartë në ato momente, 1-1, raporton Gazeta Enigma.
Tashmë Komisioni i Garave për Superligë ka vendosur që kjo ndeshje e ndërprerë të regjistrohet me rezultatin 0:3 në favor të FC Ballkanit.
Por si erdhi deri te dhuna?
Tifozët e SC Gjilani, “Skifterat”, pretendojnë që portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri gjatë gjithë pjesës së dytë ka provokuar publikun dhe me raste edhe i ka ofenduar me gjeste të ndryshme. Gjithashtu, gjatë një momenti, Frashëri edhe ua ka kthyer gjuajtjet tifozëve duke i irrituar edhe më shumë.
Gazeta Enigma i ka siguruar pamjet ku shihet portieri mysafir i cili u kthehet tifozëve dhe më pastaj ata irritohen nga gjesti i tij.
Më poshtë mund t’i shikoni pamjet: /GAZETA ENIGMA/