Stivi Frashëri i kishte provokuar tifozët e Gjilanit duke i gjuajtur me gjësende (VIDEO)

Stivi Frashëri i kishte provokuar tifozët e Gjilanit duke i gjuajtur me gjësende (VIDEO)

Ndeshja mes SC Gjilani dhe FC Ballkanit në kuadër të javës se 27-të në Superligën e Kosovës në futboll është ndërprerë në sekondat e fundit pasi që dy shikues e sulmuan portierin e Ballkanit Stivi Frashërin.

Rezultati i ndeshjes ishte i barabartë në ato momente, 1-1, raporton Gazeta Enigma.

Tashmë Komisioni i Garave për Superligë ka vendosur që kjo ndeshje e ndërprerë të regjistrohet me rezultatin 0:3 në favor të FC Ballkanit.

Por si erdhi deri te dhuna?

Tifozët e SC Gjilani, “Skifterat”, pretendojnë që portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri gjatë gjithë pjesës së dytë ka provokuar publikun dhe me raste edhe i ka ofenduar me gjeste të ndryshme.  Gjithashtu, gjatë një momenti, Frashëri edhe ua ka kthyer gjuajtjet tifozëve duke i irrituar edhe më shumë.

Gazeta Enigma i ka siguruar pamjet ku shihet portieri mysafir i cili u kthehet tifozëve dhe më pastaj ata irritohen nga gjesti i tij.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet: /GAZETA ENIGMA/

Related Articles