Ballkani ka debutuar në grupet e Ligës së Konferencës, ku ka marrë një barazim 1-1 ndaj CFR Cluj.
Kampioni në fuqi i Kosovës ishte në epërsi nga minuta e 65-të me golin e Armend Thaqit, por mysafirët nga Rumania barazuan në minutat shtesë.
Rumunët kishin më shumë raste shënimi, por portieri shqiptar Stivi Frashëri ishte në formë fantastike duke bërë disa pritje.
E njëra nga pritjet më të mira të Frashërit ishte ajo e minutës së 22-të ndaj Roger.
Sulmuesi i mysafirëve gjuajti për mrekulli, por pritja e Frashërit ishte e jashtëzakonshme duke ia mohuar golin.
Kësisoj kjo pritje është përzgjedhur nga Liga e Konferencës si ndër më të mirat dhe është publikuar.
Frashëri është në garë për pritjen më të mirë së bashku me portierët Tarnovanu i Steaua Bukureshtit, Steinbors i Rigas dhe Gollini i Fiorentinës.
???? Four great saves but which was best on Matchday 1?
1️⃣ Târnovanu, FCSB
2️⃣ Frashëri, Ballkani
3️⃣ Šteinbors, RFS
4️⃣ Gollini, Fiorentina
@UKEnterprise | #UECLsaves | #UECL pic.twitter.com/UNXyiI3qrY— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) September 9, 2022