Ish-sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka komentuar për fitoren e mundshme të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara dhe ndikimin që kjo mund të ketë në stabilitetin global.
Në një shkrim autorial për Financial Times, Stoltenberg ka shprehur shqetësimin për rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar atë si një faktor të paqartë që mund të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë globale, transmeton Gazeta Enigma.
Stoltenberg ka thënë se në shkrimin e tij në FT argumenton se pse s’duhet Evropa të dëshpërohet nga fitorja e Trump dhe sipas tij, kthimi i ish-presidentit në Shtëpinë e Bardhë është moment që sfidon Evropën për të dëshmuar se është partnere e vërtetë dhe jo përfitues nga angazhimi i dikujt tjetër.
“Populli amerikan ka folur. Përtej Atlantikut, shumë janë të shqetësuar për angazhimin e SHBA-së ndaj sigurisë evropiane. Në FT , argumentoj se nuk duhet të dëshpërohemi. Kthimi i Presidentit Trump na sfidon të dëshmojmë se jemi partnerë të vërtetë, jo përfitues pa kontribut”, ka shkruar Stoltelberg./GazetaEnigma/