Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, na ambientet e Qeverisë së Kosovës.
Takimi i tyre vie, pasi shefi i NATO-s pati takim dhe një adresim për media me presidenten, Vjosa Osmani.
Numri një i Aleancës Paqeruajtëse, thotë se në takimin me kryeministrin Kurti, diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Ai u shpreh në platformën X, se NATO do vazhdojë të bëjë atë që është e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt mbi të gjitha komunitetet.
Të njëjtën temë, e ka trajtuar edhe në takimin me presidenten, Osmani.