Struga eliminohet nga Liga e Evropës

Struga eliminohet nga Liga e Evropës

Struga Trim Lum nuk ka arritur që të shkruajë historinë për tu kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës, pasi edhe në ndeshjen e kthimit të fazës play-off u mund nga Breidablik i Islandës me rezultat 1-0 dhe me shifra të përgjithshme 2-0 eliminohet nga kjo garë, duke mbyllur kështu aventurën evropiane për këtë verë.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut pas humbjes 1-0 në Ohër edhe sonte në tokën islandeze nuk arritën që të bëjnë diçka më ndryshe se një javë më parë.

Skuadra  e Shpëtim Duros u ndëshkua që në minutën e 3-të, kur pësoi gol nga Einarsson, me këtë të fundit që i dha avantazhin Breidablik për 1-0.

Struganët deri në fund u munduan që të gjejnë rrjetën, ku patën disa tentativa, por që ishin të pasuksesshëm, përderisa në minutat e fundit të pjesës së dytë, Breidablik rrezikoi edhe dy herë tjera rrjetën për të dyfishuar rezultatin, por për fat të mire të skuadrës shqiptare, topi nuk përfundoi në rrjetë.

Fërshëllima e fundit e gjyqtarit, i dha kualifikimin skuadrës islandeze për në grupet e Ligës së Konferencës, ndërsa për Strugën gjithsesi se ishte sukses i madh arritja deri në këtë fazë, pasi ishte hera e parë që luan në play off të kompeticioneve evropiane.

Related Articles