Luis Suarez pritet të largohet në fund të edicionit nga Atletico Madridi.
Kontrata e sulmuesi skadon në verë të këtij viti dhe klubi spanjoll nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit të Atletico Madridit kanë vendosur të mos e vazhdojnë kontratën me uruguaianin.
Për shërbimet e Suarezit interesim kanë shprehur shumë skuadra. Interi, Aston Villa dhe Ajaxi janë ekipet që do të nisin bisedimet me 35-vjeçarin.
Suarez këtë sezon me Atleticon në të gjitha garat ka shënuar 11 gola.
© KOHA. Të gjitha të drejta