Suedia e ndal Spanjën, i nxjerr barazim

Suedia e ndal Spanjën, i nxjerr barazim

Spanja nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Suedisë në ndeshjen e grupit E në Kampionatin Evropian.

“Furia e Kuqe” u mundua gjatë 90 minutave për ta gjetur golin e fitores, por nuk e arriti asnjëherë atë, shkruan Gazeta Express.

Suedia ishte e jashtëzakonshme në mbrojtje duke mos lejuar të pësojnë gol sonte. Ekipi i Luis Enriques dominoi në të gjitha aspektet, por nuk e gjeti golin.

Në minutën e 41-të, Suedia pati mundësinë më të mirë për të shënuar, por goditjen e Isac e mbrojti Marcos Llorente duke e shpëtuar ekipin e tij pa pranuar gol. Në pjesën e dytë e pamë vetëm një ekip në fushë. Spanja tentoi në të gjitha mënyrat, duke shpërdoruar disa raste ideale.

Me këtë barazim, Spanja dhe Suedia marrin nga një pikë, kurse Sllovakia i prin grupit E pas xhiros së parë. 

Euro 2020 – Grupi E

Rezultatet

Poloni – Sllovaki 1 – 2

Spain – Sëeden 0 – 0

TabelaË

  1. Sllovakia     1 – 1 – 0 – 0     (2 – 1) – 3
  2. Spain           1 – 0 – 1 – 0    (0 – 0 ) – 1
  3. Sëeden       1 – 0 – 1 – 0    (0 – 0) – 1
  4. Poloni          1 – 0 – 0 – 1    (1 – 2)  – 0

Related Articles