Suhareka merr fitore të madhe në udhëtim te Feronikeli, Dukagjini dhe Prishtina ndajnë pikët 

Suhareka merr fitore të madhe në udhëtim te Feronikeli, Dukagjini dhe Prishtina ndajnë pikët 

Suhareka ka triumfuar 3-2 në udhëtim te Feronikel ’74 në kuadër të javës së 33 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Endrit Krasniqi krijoi rastin e parë serioz për mysafirët, pot goditja e tij doli jashtë.

Mirëpo, vetëm një minutë më vonë, Jakup Berisha kaloi Suharekën në epërsi për 1-0.

Pas gjysmëore lojë, mysafirët shënuan edhe golin e dytë, tani nëpërmjet Fitim Susurit.

Në minutën e 57-të, Suhareka shënoi edhe golin e tretë përmes Mevlan Zekës, duke thelluar rezultatin në 3-0.

Suhareka në minutën e 69-të mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, me çka edhe iu vështirësua fitorja.

Në minutën e 72-të, Nikli u kundërpërgjigj me anë të Qorrit për të ngushtuar epërsinë e Suharekës për 3-1.

Skuadra nga Drenasi nuk u dorëzua dhe shënoi për 3-2 në minutën e 90+4-të, por që nuk ia dolën ta befasonin skuadrën mysafire.

Feronikeli ’74 tashmë ka rënë nga liga, pasi ka vetëm 15 pikë në vendin e fundit, ndërsa Suhareka po lufton të paktën për ta kapur barazhin, pasi ka 36 pikë, në vendin e parafundit, katër më pak se Llapi që është në zonën e barazhit. 

Teksa, Dukagjini dhe Prishtina kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës. 

Mysafirët e nisën më mirë takimin, duke shënuar me Leotrim Kryeziun, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.  

Dukagjini provoi me Mërgim Pefqelin, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. 

Edhe në pjesën e dytë, të dy skuadrat kishin tastet e tyre, me Prishtinën që provoi me Alex Gnapin, por sulmuesi u vonua në fund. 

Dukagjini ka mundur të shënojë lehtë, por Victor Hugo gaboi në dy raste, ndërsa Isufi u vonua në një rast të mirë që kishte.  

Prishtina ka mundur t’i marr tri pikët në kohën shtesë, por gjuajtja e Alban Shillovës u ndal nga shtylla, ndërsa nga topi i kthyer Dashmir Elezi gjuajti në trup të portierit. 

Pas kësaj ndeshje, Prishtina ka 44 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Dukagjini është i shtati me 42 pikë. 

Related Articles