Suharekasi e bën për spital ish-bashkëshorten

Suharekasi e bën për spital ish-bashkëshorten

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.

Shpeshherë ndonëse viktimat pajisen me urdhërmbrojtës, as kjo nuk i ndalon të dyshuarit që të vazhdojnë dhe të shqetësojnë ish-gratë e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Suharekë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë lidhur me atë që ka ndodhur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Related Articles