Napoli është shpallur kampion i Italisë për sezonin 2022/2023 dhe rol të rëndësishëm në këtë sukses ka luajtur qendërmbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani.
29-vjeçari ka qenë ndër futbollistët kryesorë të Partenopei në triumfin e tyre të tretë në histori të Serie A.
Në 33 ndeshja të zhvilluara, Napoli i ka fituar 25, ka barazuar në pesëprej tyre dhe i ka humbur tri (ndërsa kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të sezonit).
Në këtë mënyrë, Rrahmani është bërë futbollisti i parë që vesh fanellën e përfaqësueses së Kosovës, i cili fiton titullin e kampionit të Italisë.
Futbollisti tjetër shqiptar nga Kosova që e ka fituar titullin e Serie A ka qenë Naim Kryeziu (me Romën në sezonin 1941/1942), ndërsa në të njëjtin sezon Riza Lushta e ka fituar Kupën e Italisë me Juventusin.