Disa persona kanë hyrë në objektin e “Trepçës”, duke sulmuar fizikisht ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe drejtori i Administratës, Besim Haxhiu, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë, personat e dyshuar janë identifikuar dhe në lidhje me rastin janë duke punuar Hetuesit Rajonal, ku tre prej të dyshuarve janë arrestuar.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, tre të dyshuarit R.I., 50 vjeçar, Sh.R., 40 vjeçar dhe B.I.,37 vjeçar, dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm dhe Pengim i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./Gazeta Enigma/