Sulmi me granatë në ndërtesën e Komunës, reagon Peci

Sulmi me granatë në ndërtesën e Komunës, reagon Peci

Sulmin më granatë dore në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, kryetari i Ilir Peci e ka quajtur akt të dhunës dhe të papranueshëm.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ai ka thënë se si kryetar e dënon fuqishëm këtë akt. 

“Si kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, ka shkruar Peci.

Related Articles