Sulmi në Banjskë, Plenkoviq: BE-ja u bë sikur nuk ndodhi asgjë

Sulmi në Banjskë, Plenkoviq: BE-ja u bë sikur nuk ndodhi asgjë

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni ka përmendur sulmin terrorist të Banjskës, në të cilin u vra polici, Afrim Bunjaku.

Ai duke folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor në këtë drejtim, tha se Banjska kaloi “pa deklarata ose artikulime serioze nga askush në BE”.

“Ne bëmë sikur nuk ndodhi”, deklaroi Plenkoviq.

Ai mes tjerash bëri thirrje për “kthjelltësi” në lidhje me çështjen e zgjerimit dhe kontekstin global në ndryshim, duke paralajmëruar se “palët e treta do të jenë gjithnjë e më me ndikim në vendet kandidate sa më gjatë që ato të qëndrojnë jashtë Bashkimit Evropian”.

Sulmi terrorist i Banjskës ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 kishte ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve lidhur me këtë sulm.

Related Articles