Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në regjionin e Dukagjinit pasi ka pasur gjuajte me kallashnikov në drejtim të autobusit që po shkonte në fshatin Gllogjan nga Komuna e Deçanit.
Deri më tani është mësuar se në këtë autobus si pasojë e të shtënave ka vdekur shoferi i automjetit, kurse ka edhe të plagosur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Gazetën Enigma ka konfirmuar se një autobus është sulmuar në fshatin Gllogjan, i cili ka thënë se fillimisht është raportuar për dy persona të plagusor, por ende nuk dihen a janë këto shifra të sakta.
“Ne momentalisht gjendemi në spitalin e Pejës, por këto janë informatat që mund ti japim deri më tani”, ka thënë Gashi.
Gazeta Enigma do tju mbaj të informuar në lidhje me të rejat nga kjo ngjarje. /Gazeta Enigma/