Një shqiptar është sulmuar nga disa persona të maskuar në veri të Kosovës.
Në videon të cilën e ka publikuar profesori Alban Zeneli, shihet teksa personat e maskuar po e sulmonin atë.
Videoja është incizuar të dielën rreth orës 22:00, në një rrugë në mes të lagjës “Tre rrokaqiejt”.
Megjithatë, Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh e ka cilësuar rastin si kanosje.