Sulmohet seksualisht një vajzë 14-vjeçare në Gjakovë, Policia e arreston të dyshuarin

Sulmohet seksualisht një vajzë 14-vjeçare në Gjakovë, Policia e arreston të dyshuarin

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur.

Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në Gjakovë, Prokuroria Themelore atje tashmë ka nisur hetimet ndaj një 20-vjeçari.

Sinjali mëson se i riu po dyshohet se e ka abuzuar me një vajzë të moshës 14-vjeçare, të cilën e ka sulmuar seksualisht në rrethana akoma të panjohura.

E mitura ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve policorë, në prani të babait të saj, i cili po ashtu është deklaruar si dëshmitar i rastit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Related Articles