Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht punëtorin e QKMF-së, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:35 në Dragash të Prizrenit.
Siç thuhet në raport, dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtorë në QKMF) të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore . Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndryshe, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar sulmin ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashi, me inicialet N.H i cili sulm ka ndodhur sot rreth orës 07:30, derisa po përfundonte ndërrimin e natës.