Arrestohet një burrë dhe një grua në Gjilan, kjo është arsyeja

Arrestohet një burrë dhe një grua në Gjilan, kjo është arsyeja

Policia në Gjilan ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.



Rasti ka ndodhur më 14 maj, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar më 18 qershor, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Gjilan 14.05.2021-NN. Më, 18.06.2021 janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër  kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale”, ka njoftuar policia.

Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq ndaj tyre është iniciuar rasti “Marrje me prostitucion”.

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar dhe rasti të dërgohet në gjykatë”, njofton raporti i policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles