Gjilani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke nënshkruar me sulmuesin shkodran Mehdi Çoba.
Klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje kontraktuale me 25-vjeçarin deri në verën e vitit 2027.
Çoba i bashkohet kuqebardhëve pas një eksperience të suksesshme me Vllazninë, klub ku është formuar si futbollist dhe me të cilin ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë.
Ai luan si sulmues krahu dhe ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares të Shqipërisë U21.
Çoba është pritur nga drejtori gjeneral i klubit, Syart Rrahmani, i cili e ka uruar për mirëseardhjen dhe i ka dëshiruar shumë suksese në fanellën e Gjilanit.
Me këtë përforcim, Gjilani synon të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ri, pasi më herët në mbrojtje ka afruar Besart Krivanjevën dhe Mevlan Adilin, ndërsa në mesfushë ka nënshkruar me Lorik Boshnjakun.