Sunderlandi ka siguruar rikthimin në Ligën Premier pasi e mposhti Sheffield United në ‘play-off’ të Championship, falë një goli dramatik në çastet e fundit të ndeshjes.
Një rikthim i jashtëzakonshëm ndodhi të shtunën në ‘Wembley’ me Sunderland që ia doli ta sigurojë biletën e kthimit në elitën e futbollit anglez.
Një pjesë e parë e dobët u la anash nga paraqitja fantastike që patën në pjesën e dytë, për të siguruar futbollin e Ligës Premier pas një mungese prej tetë vitesh.
Tyrese Campbell i dha epërsinë Unitedit në pjesën e parë, para se Sunderlandi të rikthehej me Eliezer Mayendas në minutën e 76-të dhe Tom Ëatson në fund të ndeshjes.
Të parët që kaluan në epërsi ishin pikërisht Sheffield United të cilët realizuan për 1-0 me anë të Tyrese Campell.
Kjo ishte e tëra që ata ia dolën të bëjnë në këtë sfidë, pasi Sunderlandi u rikthye në rezultat duke realizuar dy herë përmes Eliezer Mayendas dhe Tom Watson.
Kujtojmë se përveç Sunderlandit rikthimin në Ligën Premier sezonin e ardhshëm e kanë siguruar edhe Leeds United dhe Burnley.