“Sundimi i ligjit të zbatohet” – Krejt çka tha ambasadori Rohde para se të largohet nga Kosova

“Sundimi i ligjit të zbatohet” – Krejt çka tha ambasadori Rohde para se të largohet nga Kosova

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur në intervistën e fundit para largimit të tij, transmeton Gazeta Enigma.

Mbrëmë, në “Rubikon” të Klan Kosovës, Rohde tha se kur veprimet janë shqetësuese, vendosen sanksionet.

“Thuhet se veprimet shqetësuese vendosin sanksione në Kosovë, për shkak të obligimeve. Sepse nëse jo, ndodhin shtrëngime në raporte, dhe kjo do të thotë se gjendja nuk është në rregull. Por kjo s’do të thotë se Gjermania nuk është partner i ngushtë me Kosovës, sepse jemi dhe do të jemi”, tha ai.

I pyetur se a po trajtohet “fer” Kosova lidhur me masat e BE-së ndaj saj, Rohde thotë se sanksionet janë targetuar tek njerëzit e gabuar.

Megjithëse, sipas tij, të njëjtat nuk po hiqen për shkak se disa vende në Bashkimin Evropian janë ende skeptikë.

“E dini, mund ta lexoni në çdo deklaratë, se bëjmë apel për ndjekje penale të Milan Radoiçiqit, por kjo nuk ka ndodhur, dhe ndoshta kjo është ndër arsyet pse nuk përparojnë bisedimet BE-Serbi. Ne duam që sundimi i ligjit të zbatohet”, tha ambasadori në largim.

“Masat, dua të them se Gjermania, pozita jonë është dhe mbetet që masat duhet të hiqen, sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar. [Pse nuk po hiqen?] Sepse janë disa vende në BE që janë skeptike, ato janë dashur të hiqen vitin e kaluar, dhe përsëri ka pasur disa masa kundër institucioneve”, tha tutje Rohde.

Pse s’e takojnë Kurtin në zyre?

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar letrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku vendet e BE-së thanë se nuk do të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në zyrën e tij.

Rohde tha se është gjithmonë mirë të ketë komunikime të drejtpërdrejta, teksa tha se kjo është politikë e BE-së dhe se arsyeja e kësaj politike është thënë në letrën e BE-së.

“Është një politikë e BE-së. U tha qartë në letër pse është kjo arsye, ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Supreme, ju e keni Kushtetutën tuaj”, tha Rohde në Klan Kosova.

Ai foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, duke thënë se Kosova nuk do të ishte vendi i vetëm që mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Nëse nuk mund ta zgjidhni problemin, zgjedhjet mund të jenë zgjidhje e fundit. Ndoshta pyetja edhe për qytetarët është se aktorët politikë nuk mund ta gjejnë mënyrën për të arritur te kjo çështje”.

“Nëse çdo kush e sheh këtë si rrugëdalje, duhet ta gjejnë një kompromis. Nëse nuk mund të pajtoheni për formimin e institucioneve që do të mundësonin zgjedhjet e parakohshme, parlamentin, kryetarin e kuvendit, nënkryetarët, atëherë për këtë arsye jemi në situatën në të cilën gjendemi tani”, tha Rohde, njofton Klankosova.tv.

Rohde foli edhe për masat që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, ku tha se pozita e Gjermanisë është që masat duhet të hiqen pasi sipas tij, ato kanë targetuar njerëzit e gabuar.

“Pozita jonë është që masat duhet të hiqen sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar. S’po hiqen për shkak se janë disa vende në BE që janë skeptike. Ato është dashur të hiqen vitin e kaluar dhe disa ka pasur disa masa kundër institucioneve”, tha ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles