Skuadra e Milanit dhe tifozët e ekipit italian marrin një super lajm sot.
Sulmuesi, Rafael Leao ka nënshkruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2028.
“Rafael Leao rinovon me Milanin deri në vitin 2028 me një kontratë me vlerë 7 milionë euro neto në sezon + 2 milionë euro bonuse. Në mëngjes Lille mbylli mosmarrëveshjen me Sporting Lisbon. Një marrëveshje e ndjekur për më shumë se një vit”, raporton La Gazetta Dello Sport.