Supergoli i Arbër Hoxhës vendos derbin e madh kroat

Supergoli i Arbër Hoxhës vendos derbin e madh kroat

Supergoli i shënuar nga Arbër Hoxha e ka vendosur derbin e madh kroat mes Dinamos së Zagrebit dhe Rijekës, kampiones në fuqi të Kroacisë.  

Hoxha gjashtë minuta para fundit shënoi nga një distancë shumë e largët në portën e portierit të Rijekës dhe e vendosi sfidën e xhiros së 12-të të zhvilluar të shtunën në stadiumin “Maksimir”. 

Dinamo fitoi 2:1 dhe mbetet lartë në tabelë me 25 pikë. Rijeka ka 14 pikë në vendin e shtatë. 

Hoxha ka tri gola e dy asistime në edicionin aktual të elitës kroate të futbollit. 

27-vjeçari që luan si sulmues i krahut e ka edhe një asistim në Ligën e Evropës ndaj Fenerbahçes. Ai e kompletoi ndeshjen. Ndërkohë, talenti 18-vjeçar Dominik Thaqi luajti vetëm në pjesën e parë për Rijekën.

Related Articles