Janë duke u zhvilluar tri ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll në kuadër të xhiros së 11-të.
Tashmë janë mbyllur edhe pjesët e para në këto tri sfida, shkruan Gazeta Enigma.
Në Malishevë skuadra me po të njëjtin emër është duke luajtur pa gola me Gjilanin.
Pa gola është duke u luajtur edhe në Skenderaj mes skuadrave të Drenicës dhe Ballkanit.
Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e ka shënuar skuadra e Trepçës ’89 në përballje ndaj Llapit.
/Gazeta Enigma/