Janë duke u zhvillua tri ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll në kuadër të xhiros së 13-të.
Në Mitrovicë, skuadra e Gjilanit është duke fituar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Trepçës ’89, raporton Gazeta Enigma.
Golin e vetëm në ndeshje e realizoi, Baton Zabërgja.
Drenica dhe Malisheva pjesën e parë e kanë mbyllur pa gola, 0-0.
Gjithashtu edhe në Klinë, ekipi i Dukagjinit është duke luajtur pa gola me kampionin në fuqi, Ballkanin.
/Gazeta Enigma/