Gjilani me një lojtar më shumë merr vetëm një barazim, Ballkani ndahet në paqe me Dukagjinin, Drenica dhe Malisheva pa gola

Gjilani me një lojtar më shumë merr vetëm një barazim, Ballkani ndahet në paqe me Dukagjinin, Drenica dhe Malisheva pa gola

Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani nuk ka marrë më shumë se një pikë në duelin kundër Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë duke barazuar 1:1.

Me rezultat identik të njëjtë ka përfunduar ndeshja tjetër në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Nga një pikë kanë arkëtuar edhe Drenica dhe Malisheva që barazuan 0:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

/Gazeta Enigma/

Related Articles