Katër skuadrat e para në tabelë të klasifikimit në Superligën e Kosovës në Futboll, këtë fundjavë do të përballen mes vete në dy ndeshje kruciale. Në Gjilan, skuadra lidere në tabelë, FC Drita e pret FC Prishtinën, në një ndeshje mbase të zjarrtë, e cila nga të dy taborret pritet nga taboret pritet me interesim pasi dy skuadrat janë në ‘valle’ të drejtpërdrejtë për titull kampioni.
Ndeshje e rëndësisë veçantë sa i përket aspiratave për titull në njërën dhe prestigjit në anën tjetër, është edhe takimi që zhvillohet në Therandë mes FC Ballkani dhe SC Gjilani, kjo e fundit e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, i cili deri vonë ishte strategu kryesor i skuadër së komponuar dhe strukturuar pothuajse në tërësi nga vet ai, FC Ballkani, të cilën e njeh deri në detaje për t’iu kundërvënë.
Edhe takimet tjera kanë peshën dhe rëndësinë e tyre kur dihen pretendimet e secilës skuadër vec e vec, si ato që pretendojnë për t’i ikur zonës së barazhit poashtu edhe skuadrat që synojnë mbetjen e drejtpërdrejtë në superligë, pa u sfiduar.
Skuadra e Batatines, FC Llapi, e cila me gjasë do të relizojë objektivin kryesor, prezantimin në arenën ndërkombëtare ne edicionin 2021/2022, pasi ka gjasa reale të fitoj kupën, gjithësesi pretendon gjah të plotë në Mitrovicë për t’i ikur përfundimisht zonës së rrezikshme, kurse akoma më i rëndësishem dhe domosdoshem është arkëtimi i tri pikëve nga skuadra Mitrovicase, Trepca ’89.
Fitore pa alternativë këtë javë do të kërkojë edhe Arbëria e Dobrajës kundër FC Besa nga Peja, pasi kjo e fiundit ka kohë që është përshëndetur nga liga elite e futbollit te Kosoves, Superliga.
- Superliga e Kosovës në Futboll, Java 30
- E shtunë: Ora 15:00
- Arbëria – Besa
- Drenica – Feronikeli
- E diel: Ora 15:00
- Drita – Prishtina
- Ballkani – Gjilani
- Llapi – Trepça