Superliga e Kosovës në futboll sot kthehet në mesjavë për ta zhvilluar xhiron e 16-të.
Pas humbjes nga Dukagjini, Malisheva e pret në “Liman Gegaj” ekipin e Prishtinës e cila ka dy barazime radhazi.
Serinë e fitoreve dhe formën e mirë ka për qëllim ta vazhdoi Dukagjini, që ndeshet me Drenicën në Skenderaj. Drenicës i duhet fitorja për ta ruajtur distancën me ekipet që rrezikojnë rënien nga liga.
Duel i fortë pritet edhe ai skuadrave të fundit të tabelës. Ferizaj e pret Trepcen’89 të mërkurën në stadiumin e qytetit.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.