Emocionet e Superligës së Kosovës do të rikthehen sot në kuadër të xhiros së 31-të me tri ndeshje interesante.
Drenica – Ulpiana, Dukagjini – Feronikeli dhe Gjilani – Prishtina do të jenë tri përballjet që do të zhvillohen nga ora 15:00.
Drenica kërkon fitore që t’i largohet sa më shumë zonës së barazhit ndaj një Ulpiane të dorëzuar me 25 pikë që duket se tashmë është rrugës për në Ligën e Parë.
Pas fitores ndaj Gjilanit, Dukagjinin e pret ndeshje e lehtë ndaj Feronikelit, një fitore ndaj skuadrës nga Drenasi, klinasit do t’i largonte nga zona e barazhit.
Vëmendja kryesore është në ndeshjen Gjilani – Prishtina, vendasit luajnë për pozitën e dytë në tabelë, pasi tashmë gjasat janë zbehur për titullin kampion.
Prishtina kërkon fitore që mos ta rrezikoj barazhin pasi ndodhet vetëm tri pikë nga zona e barazhit, shkruan Gazeta Enigma.