Elita e futbollit kosovar rikthehet sot me xhiron e 14-t, me dy ndeshje interesante që do të luhen gjatë ditës së sotme.
Sot do të luhet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit dhe në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Në Lipjan, Prishtina e Re i bën konak kampiones në fuqi, Dritës, me ndeshjen që nis nga ora 13:00.
Drita udhëton te Prishtina e Re pas fitores ndaj Llapit në Superligë, teksa Prishtina e Re po ashtu pas barazimit ndaj Llapit.
Drita nuk luajti fare xhiron e kaluar, pasi ndeshja me Prishtinën u shtye shkaku se Faton Maloku ishte i ftuar te Kosova.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, Drita fitonte 2-1 në Gjilan.
Në kryeqytet nga ora 18:00, Prishtina e pret Malishevën.
Prishtina është pa fitore në dy ndeshjet e fundit, duke pësuar një humbje nga Llapi dhe duke barazuar me Gjilanin.
Edhe Malisheva ka një humbje në ndeshjne fundit, atë ndaj Gjilanit. Në ndeshjet e ndërsjella, Prishtina fitoi ndaj Malishevës në udhëtim me shifrat prej 3-1
