Superliga e Kosovës rikthehet sot, një super ndeshje luhet në Gjilan

Superliga e Kosovës rikthehet sot, një super ndeshje luhet në Gjilan

Pritjes i erdhi fundi, Superliga e Kosovës në futboll i rikthehet aktivitetit sot.

Edicioni pranveror pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, me skuadrat që kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe do të luftojnë për të arritur objektivat e tyre.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet sot në Gjilan, mes Dritës dhe Llapit, në orën 13:00.

Të dy skuadrat kanë nga 34 pikë, në vendin e dytë, përkatësisht të tretë.

Related Articles