Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje të tjera.
Superliga e Kosovës në futboll do të ketë sot tri ndeshje në orar, të vlefshme për xhiron e 18-të.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është ajo që do të marrë vëmendjen, pasi përballen skuadra e dytë në tabelë me skuadrën e tretë.
Gjilani luan në terrenin e vet dhe i duhet të marrë një rezultat pozitiv nga ky ballafaqim.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në Mitrovicë, mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës.
Po ashtu, në ditën e sotme luan edhe skuadra e Llapit, që përballë do të ketë Malishevën.