Superliga e Kosovës vijon në këtë vikend me xhiron e katërt të kampionatit.
Dy ndeshjet që janë paraparë për sot janë Gjilani – Trepça 89’ dhe Drenica – Malisheva.
Të dyja përballjet do të fillojnë në orën 17:00.
Gjilani aktualisht gjendet në vendin e parë me dy fitore dhe një barazim dhe sot do t’i kryejë punë vetëm trepikëshi, për të mos e rrezikuar primatin, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, Trepça 89’ ka dy barazime dhe do të tentojë të dalë nga kjo ecuri pa fitore pikërisht sot.
Në sfidën tjetër, Malisheva gëzon një formë paksa më të mirë se Drenica. Ekipi nga Skënderaj ende nuk di për fitore në sezonin e ri, ku ka dy humbje dhe një barazim.
Malisheva ka arritur të fitojë një herë dhe ka një ndeshje më pak se drenicasit.