Kampionati elitar në futbollin kosovar nuk ndalesë. Xhiro e 21-të në Albi Mall Superligë luhet të mërkurën dhe të enjten.
Ndeshja kryesore e kësaj xhiro luhet në Lipjan, teksa Prishtina do ta pret skuadrën e Dritës.
Gjilani do udhëtoj në Skenderaj për t’u ballafaquar me Drenicën dhe siç merr vesh Gazeta “Enigma” ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”.
Të mërkurën zhvillohet edhe dueli i skuadrave të rrezikuara ndërmjet Malishevës dhe Ferizajt.
Të enjten ballafaqohen Trepça ’89 – Ballkani, si dhe Dukagjini Llapi. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13.00. /Gazeta Enigma/