Elita e futbollit kosovar rikthehet sot me tri ndeshjet e para të javës së 21-të.
Kryendeshja e kësaj mesjave luhet në Lipjan, ku përballen rivalët e vjetër,Prishtina dhe Drita.
Pikët nga kjo sfidë janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat, andaj ballafaqimi mes prishtinasve dhe gjilanasve, pritet të sjellë një ndeshje të fortë. Duelin ndërmjet Prishtinës dhe Dritës do ta gjykojë arbitri Dardan Çaka.
Drenica-Gjilani, është një tjetër ndeshje interesante që do të luhet sot, derisa në sfidën tjetër të ditës së sotëm përballen Malisheva dhe Ferizaj.
Superliga /Java e 21-të
Sot takohen:
Drenica-Gjilani
Prishtina-Drita
Malisheva-Ferizaj
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.