Supremja i hap rrugën KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Supremja i hap rrugën KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Gjykata Supreme të enjten ka marrë vendim edhe për ankesën e fundit për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe kësisoj i është hapur rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Supremja ka vendosur ta refuzojë si “të pathemeltë” ankesën e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve – LPB, të cilët e kishin kontestuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

PZAP-ja e kishte hedhur poshtë si “të pasafatshme” ankesën e kësaj partie lidhur me manipulimet për votat me postë.

Meqë nuk ka më ankesa, tani është në dorën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatet përfundimtare.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 48 deputetë, Partia Demokratike 24, Lidhja Demokratike 20 dhe koalicioni AAK – Nisma tetë.

Related Articles