Supremja rrëzon edhe një gjobë ndaj Koalicionit për Familje

Supremja rrëzon edhe një gjobë ndaj Koalicionit për Familje

Kryetari i Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, që ka shpallur si të pavlefshëm dënimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Koalicioni për Familje u dënua me 7600 euro, pas ankesës së organizatës Dylberizëm, kundër narratives së përdorur prej këtij subjekti politik.

Por, Koalicioni për Familjen u ankua kundër kësaj gjobe në Gjykatë.

Rrahmani thotë se është i pastër fjalori i tyre kundër martesave mes gjinive të njëjta, surrogacisë dhe ndërrimit të gjinisë.

“Ne jemi fitimtarë!”, u shpreh Rrahmani.

Ky është postimi i plotë i tij:

E mposhtëm përsëri organizatën “Dylberizëm”.

Fitoret tona janë të mëdha dhe populli ynë është shumë i madh.

Gjykata Supreme e shpalli të pavlefshëm dënimin prej 7600 eurosh nga PZAP pas ankesës sonë, duke i dhënë të drejtë të plotë fjalorit tonë, që thërrasim me gjithë fuqinë që kemi për të mos lejuar martesat e gjinive të njëjta, sorrogacinë dhe ndërrimin e gjinisë.

Ne jemi fitimtarë!

Related Articles