Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës, Riza Murati, është suspenduar nga puna pas dyshimeve për “Dhunë në familje”.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një përgjigje për teve1.info, ku thuhet se PK ka vendosur ta suspendojë nga puna kapitenin policor pas rekomandimit që ka marr nga Inspektorati Policor i Kosovës me 19 prill.
“Kur një i punësuar në PK, dyshohet të ketë kryer vepër penale, rasti trajtohet nga një institucion jashtë PK-së. Pastaj çdo gjë që lidhet me një rast konkret që trajtohet nga IPK edhe njoftimet lidhur me rastin lëshohen nga IPK. Po ashtu, është procedurë që nuk ndryshon, që çdo rekomandim i IPK, zbatohet nga PK-ja, njëjtë është vepruar edhe për rastin për te cilin interesoheni”, thuhet në përgjigjen e PK-së.