Fantastike, Distria Krasniqi në gjysmëfinale – e mposht me lehtësi xhudisten kroate

Fantastike, Distria Krasniqi në gjysmëfinale – e mposht me lehtësi xhudisten kroate

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian të Seniorëve që po mbahet në Kroaci.

Krasniqi mposhti me lehtësi me IPPON xhudisten nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz.

Fituesja e medaljes së artë olimpike tani është kualifikuar në gjysmëfinale në kategorinë -52 kilogram.

Krasniqi tani pret fitueset e çerekfinaleve për ta mësuar kundërshtaren në gjysmëfinale dhe për t’u futur në raundin e medaljeve.

Related Articles